“Mane po aq i rëndësishëm sa Salah për Liverpoolin” - Gazeta Express
string(49) "mane-po-aq-i-rendesishem-sa-salah-per-liverpoolin"

“Mane po aq i rëndësishëm sa Salah për Liverpoolin”

Gazeta Express

18/02/2020 18:38

Sadio Mane është po aq i rëndësishëm sa Mohamed Salah për sulmin e Liverpoolit, sipas ish-kapitenit të të kuqve, Phil Thompson.

Jurgen Klopp zotëron një pasuri të yjeve të sulmit në skuadrën e tij në Anfield, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Salah ka qenë njeriu kryesor në sulm që prej kalimit në Merseyside, pasi fama e tij u rrit me vrull pas kompletimit të transferimit nga Roma.

Sulmuesi egjiptian e ka fituar dy herë çmimin për golashënuesin më të mirë në Premierligë, por Mane e fitoi një të rrallë në sezonin 2018/19.

Sulmuesi senegalez u zgjodh Lojtari më i Mirë Afrikan 2019 dhe zuri vendin e katërt në garë për Topin e Artë.

Vlera e tij nuk ka humbur për njerëzit që i ka përreth në Liverpool, apo për ndjekësit nëpër botë, me 16 gola të tjera mbresëlënëse këtë sezon.

Mane u rikthye nga lëndimi kundër Norwichin dhe pati ndikim të menjëhershëm në lojën e skuadrës së vet, duke shënuar golin e 100-të në Premierligë në karrierën e vet.

Ish-mbrojtësi i të kuqve tha për Sky Sports: “Shumë mirë që Sadio Mane u rikthye. Pasi mungoi për një kohë, ai u bë po aq i rëndësishëm sa Mohamed Salah sa i përket shënimit të golave këtë sezon. Ai ka qenë madhështor prandaj çdokush do të dëshironte ta kishte në dispozicion”. /Gazeta Express/