Manchester City e shkatërron Watfordin, ia vështirëson mbijetesën në Premierligë - Gazeta Express
string(79) "manchester-city-e-shkaterron-watfordin-ia-veshtireson-mbijetesen-ne-premierlige"

Gazeta Express

21/07/2020 20:56

Manchester City e shkatërron Watfordin, ia vështirëson mbijetesën në Premierligë

Gazeta Express

21/07/2020 20:56

Manchester City e ka dërrmuar 4:0 Watfordin, duke ia bërë shumë më të vështirë mbijetesën në Premierligë klubit nga Vicarage Roard një javë para përfundimit të sezonit 2019/20.

Raheem Sterling me dy gola dhe Phil Foden e Aymeric Laporte me nga një e fundosen Watfordin të martën në Vicarage Road, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithëse e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve nga pozita e dytë tash e disa javë, skuadra e Pep Guardiolës nuk tregoi aspak mëshirë për kundërshtarin e vet që luftoi për mbijetesë në këtë takim.

City e mbizotëroi lojën në çdo aspekt dhe shumë lehtë ka mundur të shënonte edhe më shumë gola.

Watfordi ishte plotësisht i pafuqishëm ndaj ish-kampionit dhe nuk mundi ta bëjë më shumë se vetëm një goditje në kornizën e portës së Edersonit.  

Si pasojë, Watfordi ngel në pozitën e 17-të me 34 pikë, vetëm tri pikë larg dy vendeve që dërgojnë në Championship, të cilat mbahen nga Aston Villa dhe Bournemouth.

Aston Villa do të përballet me Arsenalin në ndeshjen e kësaj jave, sonte në orën 21:45.

Në ditën e fundit të kampionatit, Watfordi përballet me Arsenalin dhe aty do ta kërkojë shpëtimin. /Gazeta Express/