Man Booker 2024/ Kadare: Ndiej gëzim! S'kam fjalë tjetër! - Gazeta Express
string(52) "man-booker-2024-kadare-ndiej-gezim-skam-fjale-tjeter"

Man Booker 2024/ Kadare: Ndiej gëzim! S’kam fjalë tjetër!

Arte

Gazeta Express

08/04/2024 16:33

Shkrimtari Ismail Kadare ka dhënë një intervistë të shkurtër për Euronews në lidhje me nominimin e tij për çmimin Booker 2024. Ndër të tjera ai ka thënë:

“Gëzim! S’kam fjalë tjetër. Nuk besoj të ketë fjalë që të zëvendësojë atë çka ndiej. Ky është një rol i rëndësishëm që çdo vepër, çdo shkrimtar në çdo gjuhë të botës do të donte ta kishte.

Lexo Edhe:

I bën nder shkrimtarit, vendit, gjuhës nga përkthehet dhe kështu ndodh me letërsinë shqipe nga përkthehet që ka patur dhe do të ketë një lloj njohjeje ndërkombëtare. Çdo njohje e re është dhe për gjuhët e tjera, ta marrin, ta afrojnë një autor.” – ka thënë shkrimtari i madh.

Gjeniu Kadare e ka fituar njëherë këtë çmim në 2005, në edicionin e tij inagurues si çmim dhe është sërish i nominuar, këtë herë me librin e tij të fundit “Kur sunduesit grinden” sjellë në anglisht nga John Hodgson.

Libri rrëfen misterin e një telefonate që Stalini dhe Pasternaku kanë bërë në lidhje me arrrestimin e poetit rus Osip Mandelshtam. Libri trajtohet nga disa pikëpamje dhe është një ekskurs i gjatë në letërsinë ruse por jo vetëm, edhe atë botërore.

“Kur sunduesit grinden” është libri i fundit nga Kadare dhe ka dalë në qarkullim nga shtëpia botuese “Onufri”në 2018. Fituesi i Booker 2024 do shpallet me 21 Maj në një ceremoni në Londër.