LSDM: Kompani e huaj inteligjence e angazhuar për ndjekjen e opozitës - Gazeta Express
string(68) "lsdm-kompani-e-huaj-inteligjence-e-angazhuar-per-ndjekjen-e-opozites"

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2026 11:19

LSDM: Kompani e huaj inteligjence e angazhuar për ndjekjen e opozitës

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2026 11:19

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë ka akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se ka angazhuar një kompani private të huaj inteligjence për të ndjekur opozitën dhe, siç thonë ata, për të fabrikuar aferat.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për “Black Cube”, një kompani private izraelite e inteligjencës, të cilën LSDM e përshkruan si “Mossad privat”, e njohur për “ndjekjen, mbledhjen e informacioneve, provokimet dhe fabrikimin e aferave kundër objektivave politikë”, përcjell INA.

“Mickoski dhe grupi i tij kanë angazhuar këtë kompani për të ndjekur funksionarët e LSDM-së, veçanërisht kryetarin Venko Filipçe”, thuhet në kumtesë.

Nga LSDM pretendojnë se një ekip i “Black Cube” ka qëndruar së fundmi në Shkup dhe ka zhvilluar takime në një hotel, në të cilat, siç vërejnë ata, ka marrë pjesë edhe një biznesmen i afërt me VMRO-DPMNE-në, i cili duhej të financonte angazhimin.

Partia vlerëson se qëllimi është “të ndiqet opozita, të mblidhen informacione dhe të fabrikohen afera për të diskredituar LSDM-në”.

Në njoftim bëhet edhe një krahasim me Hungarinë, duke theksuar se metoda të tilla janë përdorur më parë nga Viktor Orban, ndërsa përmenden edhe aktivitete të supozuara lidhur me zgjedhjet në vende të tjera.

“Kjo nuk është rastësi. Ky është një model klasisik autokratik: kur instrumentet ligjore nuk funksionojnë, angazhohen agjenci private inteligjence për të krijuar afera të rreme dhe për të frikësuar opozitën”, deklarojnë nga LSDM.

Në reagim shtohet se, përkundër këtyre pretendimeve, partia do të vazhdojë të insistojë “në të vërtetën, në drejtësinë e pavarur dhe në rrugën evropiane të Maqedonisë”.
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë ka akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se ka angazhuar një kompani private të huaj inteligjence për të ndjekur opozitën dhe, siç thonë ata, për të fabrikuar aferat. (INA)

Advertisement
Advertisement
Advertisement