Sipas “Tuttosport”, Juventusi është e vetmja skuadër e Serie A që i ka propozuar një projekt konkret kapitenit të Manchester Cityt, Bernardo Silva, por Barcelona mbetet rivali kryesor i bardhezinjve.
Juventusi po shtyn fort për transferimin e mesfushorit të Cityt dhe, sipas “Tuttosport”, drejtuesit e klubit zhvillojnë bisedime javore me agjentin e 31-vjeçarit, Jorge Mendes.
Bernardo Silva konfirmoi më herët këtë javë se do të largohet nga Manchester City në fund të kontratës së tij në qershor, që do të thotë se do të jetë i lirë për transferim falas në fund të sezonit.
Raportohet se lojtari është i tunduar për t’iu bashkuar Juventusit, por ka marrë kohë për të vlerësuar situatën.
Sipas “Tuttosport”, Juventusi është i vetmi klub i Serie A që i ka ofruar një projekt bindës reprezentuesit portugez, por gjiganti spanjoll Barcelona përbën kërcënimin më të madh për “Zonjën e Vjetër”, pasi Bernardo Silva është i mahnitur nga katalanasit.
Juventusi thuhet se është i gatshëm të bëjë një përjashtim financiar, duke i ofruar Bernardos më shumë se 7 milionë euro në sezon. Kjo është shuma që Kenan Yıldız pritet të fitojë sezonin e ardhshëm, më shumë se çdo lojtar tjetër në “Allianz Stadium”.
Aktualisht, Bernardo Silva fiton rreth 10 milionë euro në sezon dhe, sipas raportit, nuk do të marrë në konsideratë oferta nën 8–9 milionë euro në vit./GazetaExpress/
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...