Logopedi i dyshuar për abuzimin e 5-vjeçares në Gjilan del sot para gjykatës - Gazeta Express
string(76) "logopedi-i-dyshuar-per-abuzimin-e-5-vjecares-ne-gjilan-del-sot-para-gjykates"

Logopedi i dyshuar për abuzimin e 5-vjeçares në Gjilan del sot para gjykatës

Lajme

Gazeta Express

28/11/2022 11:36

Logopedi nga Gjilani Iljasa Fazliu pritet të dalë gjatë ditës së sotme para gjykatës. Doktori dyshohet për veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Të dielën në media dolën pamjet se si logopedi Fazliu abuzon në ordinancën e tij me një 5-vjeçare e cila vuan nga autizmi.

Lexo Edhe:

Para gjykatës do të dalin edhe dy persona tjerë, të dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht doktorin në fjalë.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Lajmin për mbajtjen e seancës e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.

“Po e kemi pranu kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, gjatë ditës pritet të mbahet seanca dëgjimore”, tha Shkodra për Gazetën Express.

Për rastin në fjalë ka dhënë detaje edhe policia.

“Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar të dielën policia.