Logopedit të arrestuar, i del video duke i rënë fyellit në vendin e punës - Gazeta Express
string(72) "logopedit-te-arrestuar-i-del-video-duke-i-rene-fyellit-ne-vendin-e-punes"

Logopedit të arrestuar, i del video duke i rënë fyellit në vendin e punës

Lajme

Gazeta Express

28/11/2022 6:58

Është publikuar një video ku shihet Shefi i Logopedisë në QKUK Iljas Fazliu, i emëruar nga ud. Pranvera Zejnullahu-Raçi, duke i rënë fyellit në vendin e tij të punës në klinikën e ORL-së.

Gjatë ditës së sotme është publikuar një video ku shihet mjeku në fjalë duke abuzuar një vajzë 5-vjeçare e cila vuan nga autizimi.

Lexo Edhe:

Madje më herët është raportuar se logopedi në fjalë nuk kishte licensë nga Oda e Infermierëve të Kosovës si logoped por as ordinanca e tij private nuk kishte licensë pune e as nuk ishte inspektuar nga Inspektoriati.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar për raportimin se logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu e kishte keqtrajtuar një vajzë 5-vjeçare e diagnostifikuar me autizëm.

ShSKUK thotë se rasti ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së.

“Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, menaxhmenti i ShSKUK-së,  kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë  që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ky institucion e ka dënuar këtë keqtrajtim të logopedit ndaj vajzës 5-vjeçare.

“Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”.

Gjatë ditës është raportuar se ordinanca ku ndodhi keqtrajtimi nuk ka pasur licencë.

“Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve  për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka  të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet”, thuhet në njoftim.

“Mungesa e një databaze elektronike për stafin e ShSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avansimeve dhe mungesave eventuale të stafit.  Për këtë arsye, memaxhmenti i ShSKUK, para 2 jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj”, përmbyllet reagimi i ShSKUK. /Express