Llapi i paralajmëron gjyqtarët duke ua përmendur tifozët e vet, ankohet edhe Trepça ’89 - Gazeta Express
string(85) "llapi-i-paralajmeron-gjyqtaret-duke-ua-permendur-tifozet-e-vet-ankohet-edhe-trepca-89"

Gazeta Express

22/10/2020 14:13

Llapi i paralajmëron gjyqtarët duke ua përmendur tifozët e vet, ankohet edhe Trepça ’89

Gazeta Express

22/10/2020 14:13

Qysh në javët e para të kampionatit të ri kanë filluar ankesat e mëdha në referim. Tahir Batatina i Llapit përmes Gazetës Express i ka paralajmëruar referët me pasoja në rast se vazhdojnë t’ia dëmtojnë Llapin. Kurse, Trepça ‘89 ka lëshuar reagim duke kërkuar referim korrekt.

Llapi e ka nisur shumë dobët kampionatin e ri, të cilin e kishte filluar me ambicie të mëdha – për të fituar trofe. Por, pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara llapjanët e shohin veten në vendin e fundit të tabelës me vetëm dy pikë përmes dy barazimeve e katër humbjeve duke mos shijuar ende fitore, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dhe, për këtë bilanc negativ, trajneri dhe donatori i klubit nga Podujeva, Tahir Batatina në një prononcim për Gazetën Express, fajëson gjyqtarët për të cilët thotë se po e gjykojnë në mënyrë skandaloze ekipin e tij. “Këtë sezon i kam kritikuar referimet dhe arbritrat të cilët na kanë dëmtuar si skuadër. Referimi nuk ka qenë në nivel shumë të mirë, e dini që ne i kemi të humbura së paku shtatë pikë nga arbitrimi skandaloz,” deklaroi Batatina.

Madje, ai ua ka tërheq vërejtjen referëve që të mos e dëmtojnë Llapin duke paralajmëruar masa që mund të vlerësohen edhe si kërcënuese. “Por ne do të marrim masa nga kjo ndeshja e ardhshme edhe ne si skuadrat tjera, që nëse dëmtohemi nga arbritrat do të kenë probleme me kryesinë e klubit dhe tifozët, Legjendat”, deklaroi Batatina për Gazetën Express.

Ndërkohë, një reagim kundër referimit sot ka ardhur edhe nga Trepça ’89.Klubi mitrovicas thotë se referimi ia ka mohuar një numër të konsiderueshëm pikësh dhe bën thirrje për ndërprerje të referimit tendencioz. /GazetaExpress/ Altin Berisha/