Limaj: Kurti kryeneç, po e mashtron vendin dhe po i përkeqëson raportet me miqtë ndërkombëtarë - Gazeta Express
string(92) "limaj-kurti-kryenec-po-e-mashtron-vendin-dhe-po-i-perkeqeson-raportet-me-miqte-nderkombetare"

Gazeta Express

01/04/2020 19:59

Limaj: Kurti kryeneç, po e mashtron vendin dhe po i përkeqëson raportet me miqtë ndërkombëtarë

Gazeta Express

01/04/2020 19:59

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për fillimin e zbatimit gradual të reciprocitetit, duke e quajtur si një vendim që nuk kishte të drejtë ta merrte një qeveri e shkarkuar.

I pari i Nismës, Fatmir Limaj, gjithashtu theksoi, në një shkrim të tij në Facebook, se qeverisë në detyrë, sipas tij, nuk i takon të marrë asnjë vendim që është përtej angazhimeve të saj në funksion të mbarimit të punëve ditore për ta mbajtur funksionale qeverisjen.

Lexo Edhe:

Në fund të reagimit të tij, Limaj ka vlerësuar se gjasat për të përkeqësuar edhe më shumë raportet me miqtë ndërkombëtarë rriten si pasojë e një udhëheqje kryeneçe që manipulon dhe tenton të mashtron vendin.

Postimi i plotë i Limajt:

Vendimi që mbrëmë mori qeveria në detyrë për zbatimin gradual të reciprocitetit i tejkalon kompetencat e një qeverie të shkarkuar, e cila nuk ka të drejtë të merr asnjë vendim që është përtej kryerjes së punëve të përditshme për të mbajtur funksionale qeverisjen.

Mirëpo, kur udhëhiqesh nga kryeneçësia, manipulon dhe tenton të mashtrosh vendin tënd dhe kështu i përkeqëson edhe më shumë marrëdhëniet me miqtë tanë.