Libra të rinj nga ‘Bard Books’ / Pirandello “Gjashtë personazhe në kërkim të autorit” - Gazeta Express
string(79) "libra-te-rinj-nga-bard-books-pirandello-gjashte-personazhe-ne-kerkim-te-autorit"

Arte

Gazeta Express

30/01/2023 15:56

Libra të rinj nga ‘Bard Books’ / Pirandello “Gjashtë personazhe në kërkim të autorit”

Arte

Gazeta Express

30/01/2023 15:56

Luigi Pirandello (1867-1936), poet, prozator dhe dramaturg italian, konsiderohet një ndër kontribuesit më të mëdhenj të teatrit modern në botë. Në vitin 1934 fiton çmimin Nobel për Letërsi.

Drama e tij më e njohur është Gjashtë personazhe në kërkim të autorit, e shfaqur për herë të parë në vitin 1921. Ajo flet për gjashtë personazhe të cilët vijnë në teatër dhe kërkojnë që regjisori ta vërë në skenë historinë e jetës së tyre. E mbushur me humor dhe dëshpërim, kjo dramë, e sjellë në shqip nga përkthyesja dhe studiuesja Anxhela Lepuri, është një arritje e jashtëzakonshme teatrale që eksploron natyrën thelbësisht absurde dhe tragjike të gjendjes njerëzore.

Lexo Edhe:

 Gjashtë personazhe në kërkim të autorit është dramë që ia ndërron kursin teatrit, duke ia vënë pasqyrën përballë. Ajo jepet si një ndërhyrje e papritur e jetës mes dy shfaqjeve dhe, njëkohësisht, si një intermezzo metateatrale. Gjashtë personazhe hyjnë në teatër dhe ngjiten në skenë, duke i ndërprerë provat e një shfaqjeje të Pirandello-s, dhe duke sjellë veten si material për një shfaqje tjetër. Kështu, kjo dramë, e shkruar si prishje e provës së një shfaqjeje dhe si nisje provash për një shfaqje tjetër, risjell në skenë diskutimin mbi funksionin e teatrit dhe mbi relacionin mes jetës dhe artit. Tollovia që shkaktohet në skenë nga karakteret që vijnë nga jeta, është tematizim i problematikës së teatrit. Prandaj kjo duhet lexuar, shikuar dhe vlerësuar si drama e dramës nga origjina deri në ditët e sotme. Ag APOLLONI

/Express