Lëvizja Besa dhe LSDM takohen për listat e deputetëve, ndahen disa pozita - Gazeta Express
string(72) "levizja-besa-dhe-lsdm-takohen-per-listat-e-deputeteve-ndahen-disa-pozita"

Gazeta Express

29/02/2020 10:47

Lëvizja Besa dhe LSDM takohen për listat e deputetëve, ndahen disa pozita

Gazeta Express

29/02/2020 10:47

Sot pritet të fillojë takimi mes grupeve punuese të Lëvizjes BESA dhe LSDM-në.

Në fokus të punës së dy grupeve, do të jetë harmonizimi i programit parazgjedhore të dy partive politike, ndërsa do të bisedohet edhe për listën e kandidatëve të mundshëm për deputet mes dy partive politike, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

Lexo Edhe:

Siç merr vesh Alsat M, grupi i punës i Lëvizjes BESA do të udhëhiqet nga profesori Binaz Pajaziti.

Takimet e këtilla, ditëve në vazhdim pritet të intensifikohen mes dy partive politike, me qëllim të harmonizimit të plotë të programit të koalicionit të nënshkruar ditë më parë.

Alsat jo zyrtarisht mëson Besës i janë ofruar 5 vende të garantuara. Në njësinë e 6 bartës mësohet të jetë Bilall Kasami, i katërti Fadil Zendeli dhe i shtati që sipas listës duhet të jetë femër nga Lëvizja Besa. Në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore Besës i është garantuar vendi i shtatë./GazetaExpress/B.Leka/