Lëngu i domates plot përfitime shëndetësore - Gazeta Express
string(43) "lengu-i-domates-plot-perfitime-shendetesore"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

14/02/2023 19:18

Lëngu i domates plot përfitime shëndetësore

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

14/02/2023 19:18

Lëngu i domateve është shumë i dobishëm për organizmin. Ai përmban acide që duhen për procese të nevojshme metabolike.

Fatkeqësisht, ne zakonisht e konsumomë atë nga shishe të gatshme të blera në supermarket.

Lexo Edhe:

Shumica prej nesh nuk dinë se kur domatet konservohen dhe zihen më tepër acidet organike, ato bëhen inorganike dhe të dëmshme për trupin tonë.

Lëngu i freskët i domates përmban shumë sodium, kalium, kalcium, magnez, vitamina A dhe të tjerë elementë të nevojshëm.

Ekspertët thonë se domatet përmbajnë veti ushqyesve thelbësore që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve dhe uljen e presionit të gjakut.

Domatet gjithashtu përmbajnë likopene, e cila ndihmon për të luftuar sëmundjet e zemrës dhe kancerin, duke zvogëluar mundësinë e sulmit në zemër dhe kancerit të prostatës.