Lekaj - Kurtit: Ku mbeti reciprociteti me targa, dokumentet e udhëtimit, diplomat? - Gazeta Express
string(76) "lekaj-kurtit-ku-mbeti-reciprociteti-me-targa-dokumentet-e-udhetimit-diplomat"

Gazeta Express

01/04/2020 18:13

Lekaj – Kurtit: Ku mbeti reciprociteti me targa, dokumentet e udhëtimit, diplomat?

Gazeta Express

01/04/2020 18:13

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj e ka quajtur sot mashtrues kreun e Qeverisë në detyrë, Albin Kurtin, raporton Gazeta Express.

Lekaj ka thënë se Kurti është mashtrues në ikje, e se mbrëmë pa fije turp e ka vendosur reciprocitetin me Serbinë.

Lexo Edhe:

Ai ka pyetur se ku ka mbetur reciprociteti i njohjes së targave, dokumenteve të udhëtimit e diplomave.

“Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të certifikatave fitosanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumenteve të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjelltë e diplomave?

Këtu po ju bashkangjes me zë dhe figurë ish kryeministrin duke trumbetuar reciprocitetin “e plotë” që tashmë ka mbetur një nga gërmadhat mashtruese të tij”, ka shkruar ai./Express/