LDK për raportin e DASH: Konfirmim i shqetësimeve të ngritura nga ne - Prokuroria të veprojë - Gazeta Express
string(89) "ldk-per-raportin-e-dash-konfirmim-i-shqetesimeve-te-ngritura-nga-ne-prokuroria-te-veproje"

LDK për raportin e DASH: Konfirmim i shqetësimeve të ngritura nga ne – Prokuroria të veprojë

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 13:22

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën për vitin 2023, konfirmon të gjitha shqetësimet që thonë se ka ngritur kjo parti në vazhdimësi.

LDK ka thënë se ky raport i dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit, duke theksuar një pjesë të raportit ku thuhet se ka korrupsion serioz qeveritar, raporton Express.

Lexo Edhe:

“LDK, në vazhdimësi ka tërhequr vëmendjen dhe ka denoncuar publikisht dyshimet për korrupsion nga Qeveria, duke përfshirë edhe qindra tenderë sekretë që kjo qeveri ka nënshkruar, në vlerë prej mbi 240 milionë euro. Pra ka propagandë dhe nuk ka luftë kundër korrupsionit siç pretendon Qeveria e Kosovës, gjë të cilën e vërtetoi dhe raporti DASH-it”, thuhet në reagim.

Kjo parti i ka bërë thirrje Prokurorisë që të trajtojë të gjitha shqetësimet e ngritura.

“Kërkojmë që prokuroria të zbatojë ligjin pa asnjë pengesë dhe të hetojë me seriozitet të gjitha dyshimet për korrupsion dhe papërgjegjshmëri qeveritare.  LDK është e përkushtuar të vazhdojë të ngris zë në mbrojtje të institucioneve tona, nga korrupsioni që ka instaluar kjo Qeveri. LDK po ashtu do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucional që përgjegjësit për veprat e tyre të jenë para ligjit. Kosova meriton një qeverisje të pastër dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e saj, dhe ne jemi të vendosur të punojmë drejt këtij qëllimi”, thuhet tutje në reagim.