Si e përmbysën Reporterët Pa Kufij narracionin e Qeverisë për progresin e lirisë së mediave në Kosovë - Gazeta Express
string(101) "si-e-permbysen-reporteret-pa-kufij-narracionin-e-qeverise-per-progresin-e-lirise-se-mediave-ne-kosove"

Si e përmbysën Reporterët Pa Kufij narracionin e Qeverisë për progresin e lirisë së mediave në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 21:56

Sot Kosova ka marrë një prej vlerësimeve më negative ndër vite sa i përket lirisë së medias në vend. Reporterët pa Kufij kanë publikuar raportin periodik, në të cilin Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendesh.

Reporterët Pa Kufij në raportin e tyre për Kosovën, kanë theksuar se gazetarët janë target i sulmeve politike ndërsa përmendin se Qeveria me veprimet e saj ka kërcënuar ose abuzuar me lirinë e medias në vend.

Lexo Edhe:

Në mënyrë specifike kanë përmendur rastin e televizionit Klan Kosova dhe faktin që drejtori Radio të Televizionit të Kosovës është ish-zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla.

Zyrtarë të partisë në pushtet duke e parë një vlerësim të tillë tronditës nga RFS, kanë dalë me reagime dhe janë munduar të arsyetojnë regresin e madh sa i përket lirisë se medias në Kosovë. Ndërsa deputeti Dimal Basha pikërisht në këtë ditë ka përdorur gjuhë nxitëse ndaj gazetarës në RTK duke e krahasuar pyetjen e saj me mediat në Serbi.

Kjo rënie prej 19 vendesh vjen pas një progresi dy vjeçar që ka pasur Kosova sa i përket lirisë së mediave.

Në vitin 2022 Kosova kishte qenë në pozitën 61 sa i përket indeksit të lirisë së mediave. Në raportin e vitit 2023 kishte shënuar progres për 5 pozita, duke u renditur e 56-ta.

Ndërkohë në raportin e publikuar sot, Kosova ka pësuar një rënie dramatike prej 19 vendesh, duke shkuar në pozitën e 75-të./GazetaExpress/