AGK reagon pas gjuhës së Dimal Bashës ndaj gazetares së RTK'së: Intimidim publik - Gazeta Express
string(78) "agk-reagon-pas-gjuhes-se-dimal-bashes-ndaj-gazetares-se-rtkse-intimidim-publik"

AGK reagon pas gjuhës së Dimal Bashës ndaj gazetares së RTK’së: Intimidim publik

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 20:58

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën nxitëse të përdorur nga deputeti i LVV-së, Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi, shkruan Gazeta Express.

AGK-ja tha se Basha në këtë intervistë e ka sulmuar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për punën që e bën në mbrojtje të gazetarëve dhe medieve.

Lexo Edhe:

Tutje ata thonë se deputeti i VV-së, e ka krahasuar RTK me televizionin shtetëror serb, RTS kur është pyetur nga gazetarja Blerta Foniqi Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës, në Këshillin e Evropës.

Reagimi i plotë:

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi Kabashi

Në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë së medies, partia politike në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të këtij raporti.

Deputeti Dimal Basha e ka krahasuar Transmetuesin Publik, RTK me televizionin shtetëror serb, RTS kur është pyetur nga gazetarja Blerta Foniqi Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës, në Këshillin e Evropës.

“Për besë unë e shoh qysh e shoh secili shqiptar. Në RTS-in e Serbisë ata mujnë me pas shqetësim kryesor Asociacionin . Në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kane veç Asociacioni…A ta shpjegova që ka marrëveshje Kosova? Pse po e bën temë a duhet me ba Asociacionin a jo? Na e dimë çka është tema kryesore”, ka thënë Basha.

AGK-ja, e përgëzon kolegen Foniqi Kabashi për profesionalizimin e treguar në intervistën me deputetin Basha përkundër sjellës së papërshtatshme të deputetit.

Basha në këtë intervistë e ka sulmuar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për punën që e bën në mbrojtje të gazetarëve dhe medieve.