Laura Fazliu arrin IPPON, por pas rishikimit fitorja i jepet kundërshtares - Gazeta Express
string(73) "laura-fazliu-arrin-ippon-por-pas-rishikimit-fitorja-i-jepet-kundershtares"

Sporte tjera

Gazeta Express

09/10/2022 8:40

Laura Fazliu arrin IPPON, por pas rishikimit fitorja i jepet kundërshtares

Sporte tjera

Gazeta Express

09/10/2022 8:40

Laura Fazliu është eliminuar qysh në raundin e parë nga Kampionati Botëror i xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Në raundin e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu pati punë me xhudisten nga Kameruni, Audrey Jeannette, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fazliu mori dy penalizime, para se ta rrëzonte kundërshtaren me IPPON.

Por, pas rishikimit të aksionit, IPPON-i iu largua Fazliut, e cila mori edhe një penalizim tjetër, për t’u eliminuar nga Botërori. /Gazeta Express/