Latifi, vërejtje klubeve: S’mund ta kërkoni zgjidhjen e çdo problemi në FFK - Gazeta Express
string(72) "latifi-verejtje-klubeve-smund-ta-kerkoni-zgjidhjen-e-cdo-problemi-ne-ffk"

Gazeta Express

29/05/2020 20:50

Latifi, vërejtje klubeve: S’mund ta kërkoni zgjidhjen e çdo problemi në FFK

Gazeta Express

29/05/2020 20:50

Gazetari i njohur sportiv, Driton Latifi, i ka kritikuar klubet kosovare që po tentojnë ta gjejnë zgjidhjen e çdo problemi të tyre në Federatën e Futbollit të Kosovës, duke shtuar se klubet duhet të bëjnë investime dhe të shfrytëzojë ligje si ai për sponsorizim.

Edhe gjatë kohës sa futbolli në Kosovë ka qenë i pezulluar shkaku i virusit Covid-19, përplasjet mes disa klubeve kosovare dhe Federatës së Futbollit nuk janë ndalur, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përderisa klubet kishin kërkesa të ndryshme për rinisjen apo jo të garës në Ipko Superligën e Kosovës, mollë sherri mes klubeve dhe Federatës u bënë edhe një shumë e parave të dërguara nga UEFA drejt FFK-së.

Klubet insistonin se ato para duhej t’u jepeshin atyre për t’iu ndihmuar t’i përballojnë dëmet e shkaktuara nga virusi Covid-19, përderisa Federata theksonte se ato para të UEFA-s janë të destinuara për Federatë e jo për klube.

Përplasje të tilla kishin qenë të pranishme edhe para ndërprerjes së sezonit, ndërsa Latifi thotë se klubet nuk duhet ta kërkojnë zgjidhjen e çdo problemi të tyre në Federatë, përkundër që e pranon se edhe në Federatë ka vend për përmirësime.

“Ajo që më duket mëbrengosëse, në bazë të interpretimeve që janë bërë, ka interpretime sikur klubet shohin për një zgjidhje të problemeve të tyre ndoshta edhe më të mëdha drejt Federatës, më shumë sesa ka kapacitet ose mundësi Federata të ofrojë zgjidhje”, ka thënë Latifi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Menaxhimi i klubeve duhet të gjejë zgjidhje e jo të kërkohen zgjidhjet e problemeve financiare në Federatë. Federata me të vërtetë funksionon me ato fonde ashtu siç i ka të parashikuara, por kam krijuar një përshtypje sikur shohin të gjithë zgjidhjen e problemit karshi Federatës, derisa vitet e fundit e kemi një ligj shumë të favorshëm për sponsorizime, të cilin klubet duhet ta shfrytëzojnë”. /Gazeta Express/