Lampard flet për largimin e mundshëm nga Chelsea, pas humbjes ndaj Leicesterit - Gazeta Express
string(77) "lampard-flet-per-largimin-e-mundshem-nga-chelsea-pas-humbjes-ndaj-leicesterit"

Lampard flet për largimin e mundshëm nga Chelsea, pas humbjes ndaj Leicesterit

Futboll

Gazeta Express

19/01/2021 23:45

Chelsea u mposht nga Leicesteri me rezultat 0:2 në kuadër të javës së 18-të në Premierligë.

Kjo humbje mund të nënkuptojë edhe shkarkimin e Lampardit nga pozita e trajnerit të “Bluve”, pas rezultateve negative këtë edicion, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes, Lampardi u pyet nëse pronari do të ketë edhe më tutje durim.

“Nuk është vendimi im. Pritjet në këtë klub janë të larta. Është diçka që gjithmonë do të jetë ashtu. Kur e mora këtë punë, e kam ditur se disa gjëra janë përtej kontrollit tuaj” – u shpreh Lampard.

Pas 18 xhirove, Chelsea gjendet në vendin e tetë me 29 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/