Laja: Mbështesim fillimin e negociatave në mars, së shpejti ratifikojmë Protokollin për NATO - Gazeta Express
string(90) "laja-mbeshtesim-fillimin-e-negociatave-ne-mars-se-shpejti-ratifikojme-protokollin-per-nato"

Gazeta Express

19/02/2020 17:13

Laja: Mbështesim fillimin e negociatave në mars, së shpejti ratifikojmë Protokollin për NATO

Gazeta Express

19/02/2020 17:13

Spanja do të mbështesë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në takimin e Këshillit Evropian në mars, theksoi shefja e diplomacisë spanjolle Arança Gonzalez Laja në konferencën për shtyp në Madrid me ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Laja theksoi se Spanja është duke punuar me Francën për të siguruar konsensus për këtë çështje, duke shtuar se për këtë është diskutuar edhe në takimin e djeshëm të sekretarit shtetëror të Spanjës për BE-në, Huan Gonzalez Barba me homologun e tij francez, Ameli de Monshallan.

Lexo Edhe:

Dimitrov deklaroi se me metodologjinë e re të propozuar nga Komisioni Evropian, e cila parashikon shpërblim për ata që kanë përfunduar detyrat e shtëpisë dhe ndëshkimin për ata që kanë ngecur, do të jetë shumë e vështirë, madje edhe e turpshme, t’i thuhet përsëri jo Maqedonisë së Veriut.

Ai rikujtoi se vendi ka bërë progres të rëndësishëm, ka zgjidhur kontestin shumëvjeçar me Greqinë për emrin, ka kryer detyrat që i janë dhënë dhe plotësisht është e përgatitur për fillim të procesit të negociatave me BE-në.

Lidhur me ratifikimin e Protokollit për NATO në Kuvendin spanjoll, Laja tha se pret kjo të ndodh shumë shpejtë dhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e 30-të e Aleancës.

Spanja është vendi i fundit anëtar i NATO-s e cila ende nuk ka ratifikuar Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO./V.Leka/