Kush janë dy djemtë që ekslorojnë Shqipërinë në motor - Gazeta Express
string(53) "kush-jane-dy-djemte-qe-ekslorojne-shqiperine-ne-motor"

Gazeta Express

01/10/2020 10:29

Kush janë dy djemtë që ekslorojnë Shqipërinë në motor

Gazeta Express

01/10/2020 10:29

Pasioni për motorrat është ndër më të bukurit, por edhe më të guximshmit. Për këtë kanë folur djemtë e grupit Enduro Albania në ABC e Mëngjesit.

Florian Doçi dhe Gerhard Lilaj kanë treguar se fillimisht kanë qenë miq dhe më pas u bashkuan edhe më shumë nga xhirot me motorr.

Lexo Edhe:

Grupi kanë eksploruar jo vetëm Shqipërinë, por edhe shtete të tjera të ndryshme. Ata kanë theksuar se pandemia ka qenë periudha e tyre më e bukur, pasi kanë shfrytëzuar natyrën në maksimum.

“Enduro është emër global, jashtë rruge. Udhëtimet i ndajmë në dy grupe, grupi i cunave dhe më pas grupi më zyrtar, ku bëjnë pjesë edhe gocat.

Guidat e gjata nuk para i bëjmë shpesh, i bëjmë një herë në 3-4 muaj jashtë Shqipërie.

Ne jemi 24 orë në udhëtim. Motorrat funksionojnë me benzinë. Për rrugët e malit, marrin benzin rezervë me vete. Të qenurit motorist është një gjë e kuptueshme, për të qenë siç duhet.

Ne mblidhemi çdo ditë të enjte. Për pandeminë kemi qenë më të lumturit se kemi shijuar natyrën, kemi dal nëpër male.

Ne kemi shoqata homologe si puna jonë në të gjithë botën. Ne kishim plan një giuid të bukur po nuk e realizuam, nga Sicilia, Afrika, Spanja dhe më pas në Francë. Për Shqipëri janë këto unazat e jugut apo e veriut siç i themi”, treguan djemtë.