Kush është këngëtari i arrestuar në lokalin e natës në Shkodër - Gazeta Express
string(62) "kush-eshte-kengetari-i-arrestuar-ne-lokalin-e-nates-ne-shkoder"

Gazeta Express

15/12/2019 18:28

Kush është këngëtari i arrestuar në lokalin e natës në Shkodër

Gazeta Express

15/12/2019 18:28

Policia e Shkodrës njoftoi sot për një operacion të zhvilluar orët e natës nga i cili ranë në pranga 3 persona.

Mes personave të arrestuar janë dy menaxherët dhe këngëtari i një klubi nate në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i tij, me inicialet E.M.

Lexo Edhe:

Sipas asaj që mëson Fax News, të arrestuarit janë Gasper Marku, Aldo Vruçaj, dhe Zamir Jakupi, ky i fundit këngëtar.

Po ashtu gjatë aksionit u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër (balerinë).

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.