Kurti lajmërohet në Twitter: Po e humbim shtetësinë me heqjen e reciprocitetit - Gazeta Express
string(77) "kurti-lajmerohet-ne-twitter-po-e-humbim-shtetesine-me-heqjen-e-reciprocitetit"

Gazeta Express

06/06/2020 14:38

Kurti lajmërohet në Twitter: Po e humbim shtetësinë me heqjen e reciprocitetit

Gazeta Express

06/06/2020 14:38

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar përsëri përmes Twitterit për heqjen e reciprocitetit nga qeveria Hoti.

Kurti ka shkruar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog dhe kjo është dëshmuar me heqjen e taksës prej 100 për qind”, ka shkruar ai.

Tutje, Kurti ka thënë se mohimi i reciprocitetit është mohim i pavarësisë së Kosovës.

“Mohimi i kësaj nënkupton mohim të deklaratës sonë të pavarësisë si shtet sovran, të cilën asnjë lider në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë”, ka shkruar ai./Express/