Kurti e takoi analistin Mujanović, folën për "tema kyçe për rajonin" - Gazeta Express
string(65) "kurti-e-takoi-analistin-mujanovic-folen-per-tema-kyce-per-rajonin"

Kurti e takoi analistin Mujanović, folën për “tema kyçe për rajonin”

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 10:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua dje me autorin dhe analistin politik, Jasmin Mujanović.

Ai po qëndron në Kosovë dhe mori pjesë në një panel diskutimi në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Lexo Edhe:

“Përgjatë bashkëbisedimit të tyre, u prekën tema kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor si situata e sigurisë, dhe sfidat e përbashkëta. U theksua dhe progresi demokratik që ka njohur vendi ynë, veçanërisht performanca pozitive në indikatorët ekonomikë dhe arritjet në këto tri vjet qeverisje”, thotë Zyra e Kryeministrit.

“Duke e falënderuar z. Mujanović për kontributin e tij përmes studimeve e analizave të ndryshme, kryeministri shprehu mirënjohjen për punën e tij si dhe pranoi librin më të fundit të autorit, të titulluar “Boshnjakët: Shtetësia pas Gjenocidit””, thuhet tutje në njoftim.