Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit - Gazeta Express
string(89) "kryeziu-serbia-vazhdon-me-regjimin-e-millosheviqit-pavaresisht-qe-kane-ndryshuar-njerezit"

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 7:34

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet shtet shumë autoritar.

Kryeziu tha se Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit.

Lexo Edhe:

“Ky është një regjim i vazhdueshëm i Millosheviqit, vetëm kanë ndryshuar njerëzit aty i kemi Daçiqin dhe Vuçiqin, të cilët kanë qenë njerëzit më të afërt të politikave të tij. Serbia po tregohet një shtet jo demokratik, shumë autoritar, i cili nuk ka pretendime që të hyjë në mekanizma ndërkombëtarë. Po ndeshet me konceptet tona, me zhvillimet tona politike, me bazën tonë kushtetuese”, tha ai në Tëvë1.

Ai tha se Kosova duhet të jetë e përgatitur me veprimet e Serbisë.

“Ne duhet të jemi të përgatitur si Kosovë, sepse kemi të bëjmë me një shtet, i cili nuk ka ndërruar asnjë koncept, aspak përgjatë këtyre 25 viteve nuk është reformuar. Serbia ka orientime pro-ruse. Ne duhet të ballafaqohemi me këto dhe të mos na befasojnë aspak”, shtoi ai.