Kryeziu i KDI'së: Kurti deshi t’i ikte përgjegjësive që e prisnin - Gazeta Express
string(57) "kryeziu-kurti-deshi-ti-ikte-pergjegjesive-qe-e-prisnin-ge"

Gazeta Express

04/06/2020 21:39

Kryeziu i KDI’së: Kurti deshi t’i ikte përgjegjësive që e prisnin

Gazeta Express

04/06/2020 21:39

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se ka indikacione që ish-kryeministri Albin Kurti ka dashur “t’i ikën përgjegjësisë që e presin Kosovën” dhe me shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm ka çuar në prishje të koalicionit me LDK-në.

Sipas Kryeziut, shkarkimi i Veliut, nënkryetar i LDK-së, ishte bërë jashtë çdo praktike që mund të vendoset nga dy parti në një koalicion apo partneritet.

Lexo Edhe:

“Konsideroj se Vetëvendosje i ka bë disa gabime në hapa e të cilët nuk e di a ishin të qëllimshëm nga ana e Kurtit, apo ide në ato që ka synuar. Sa i përket shkarkimit të Veliut… Ai s’ishte njeri i panjohur, dha dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës e ishte nënkryetar i subjektit. Kurti nuk respektoi asnjë rregull të partneritetit se si bëhen koalicionet e procedurat për shkarkim. Mospërfillja që bëri me rastin e zotit Veliu, nxiti përplasjen më të ashpër që normalisht nuk do të kishte zgjidhje tjetër. Po flasim për parti që e kishte tërhequr nga komuna, nënkryetarin e vet dhe mënyra e shkarkimit me mesazh pasi ka vendosur, është jashtë praktikave që mund të vendosin dy parti një partneritet. Kjo ishte thyerje publike, shpeshherë mendoj ndoshta është strategji e Kurtit, mund ta diskutojmë se a ishte që të tërhiqet nga përgjegjësitë që e presin Kosovën. Mund ta shohim në disa variante, nëse kemi pas afat kohor të proklamuar se kur mund të zgjidhet çështja e Kosovës dhe blerja e kohës ka mundur të lëvizë në ambientin politik strategjik se çka mund të prodhohet në zgjedhjet në SHBA. Blerja e kohës mund të jetë një strategji për ikje nga përgjegjësia aktuale për çështjen për dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë e për t’i dhënë vetes kohë që në situatë më të qetë politike të vijë. Ka indikacione edhe pse mund të jetë spekulative. S’mund ta kuptoj Kurtin që pas 10 vjetësh opozitë vjen në pushtet dhe bën veprim të tillë që s’mund ta gjesh askund në praktikat e ndërtimit të partneritetit”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka komentuar edhe arsyen që ka thënë të ketë pasur Kurti për të shkarkuar Veliun. Sipas Kurtit, Veliu ishte shkarkuar për shkak se kishte dalë kundër qëndrimit të Qeverisë që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme e duke përkrahur kështu idenë e presidentit Thaçi.

“Veliu as s’do të mund ta shpallte gjendjen e jashtëzakonshme e s’mund të shkojmë drejt praktikës që një ministër të mos shprehë qëndrimin e tij, qoftë edhe kundër qeverisë. S’ka pas veprim, vetëm deklarim”, ka thënë Kryeziu në Desk.

Kurti u rrëzua nga posti i kryeministrit më 25 mars, pasi LDK-ja nisi mocionin e mosbesimit. Të mërkurën e 3 qershorit, LDK-ja mori qeverinë duke e bërë kryeministër Avdullah Hotin, pasi Gjykata Kushtetuese shpalli kushtetues dekretin e presidentit me të cilin i hapi rrugë partisë së dytë në zgjedhjet e fundit për të qeverisur.