Kryetari i FFK-së paralajmëron ftesë te Kombëtarja A për Hazrollajn, të cilin Tovërlani nuk e do më në U-21 - Gazeta Express
string(106) "kryetari-i-ffk-se-paralajmeron-ftese-te-kombetarja-a-per-hazrollajn-te-cilin-toverlani-nuk-e-do-me-ne-u-21"

Sport

Gazeta Express

22/02/2024 20:06

Kryetari i FFK-së paralajmëron ftesë te Kombëtarja A për Hazrollajn, të cilin Tovërlani nuk e do më në U-21

Sport

Gazeta Express

22/02/2024 20:06

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, nuk ka përjashtuar mundësinë që Drilon Hazrollaj të ftohet nga Kombëtarja A e Kosovës.

19-vjeçari po shkëlqen me fanellën e Malishevës, mirëpo përzgjedhësi i Kosovës U-21, Afirm Tovërlani, nuk llogarit më në shërbimet e tij, shkruan Gazeta Express.

Siç dihet, Tovërlani kohë më parë kishte deklaruar se Hazrollaj e ka derën e mbyllur te “Dardanët”, derisa ai të jetë trajner i Kosovës U-21.

Megjithatë, Ademi në një intervistë të dhënë së fundi për “TV Arbëria”, ka thënë se sulmuesi i Malishevës mund të ftohet nga Kombëtarja A.

Sipas të parit të FFK-së, Hazrollaj është në listën e përzgjedhësit të ri, Franco Foda.

“Hazrollaj mund të mos luaj asnjëherë te Afrim Tovërlani në U-21. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të luaj të Kombëtarja A. Pse? Sepse ky trajneri i ri që ka ardh (Franco Foda) unë e kam parë që e ka në lista dhe sigurisht se do t’i shkojë një ftesë”, ka thënë Ademi.

Kujtojmë se Drilon Hazrollaj ka shënuar 10 gola deri më tani në këtë sezon në Superligën e Kosovës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement