Dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner në Sicili bën bujë: Hotel luksoz, VIP-a e kosto mbi 1 milion euro - Gazeta Express
string(99) "dasma-e-dua-lipes-dhe-callum-turner-ne-sicili-ben-buje-hotel-luksoz-vip-a-e-kosto-mbi-1-milion-euro"

Rozë

Gazeta Express

05/06/2026 7:41

Dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner në Sicili bën bujë: Hotel luksoz, VIP-a e kosto mbi 1 milion euro

Rozë

Gazeta Express

05/06/2026 7:41

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori Callum Turner po i afrohen festës së madhe të martesës së tyre në Sicili, vetëm pak ditë pasi e kurorëzuan ligjërisht lidhjen në Londër.

Çifti, i cili u martua në një ceremoni private më 31 maj, është parë duke kaluar momente qetësie në ballkonin e hotelit luksoz Villa Igiea në Palermo, ku do të akomodohen edhe shumë nga të ftuarit gjatë fundjavës.

Sipas raportimeve, Dua Lipa do të veshë një fustan të dizajnuar nga Donatella Versace për ceremoninë, ndërsa organizimi i gjithë dasmës vlerësohet të kushtojë rreth 1.75 milionë euro.

Vetëm suita luksoze ku po qëndron çifti kushton rreth 7 mijë euro për një natë.

Avioni privat i çiftit ka mbërritur në Sicili të mërkurën në mbrëmje, ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet ardhja e rreth 300 të ftuarve, përfshirë emra të njohur nga industria e muzikës dhe showbiz-it ndërkombëtar.

Festa pritet të zgjasë tri ditë dhe do të zhvillohet në disa prej lokacioneve më prestigjioze të Palermos dhe Bagherias.

Një pritje kokteji do të organizohet në Galleria d’Arte Moderna Palermo, për të cilën çifti ka paguar rreth 10 mijë euro për mbylljen e përkohshme të hapësirës për publikun.

Një tjetër event do të mbahet në Villa Valguarnera, një vilë historike e shekullit të 17-të, e njohur edhe nga seriali “The White Lotus”.

Raportohet se vetëm qiraja e kësaj vile ka kushtuar rreth 100 mijë euro.

Masat e sigurisë janë të jashtëzakonshme.

Mbi 50 truproja janë angazhuar nga Londra dhe Roma, janë vendosur zona ku ndalohet fluturimi i dronëve dhe të gjithë punonjësit e përfshirë në organizim kanë nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti.

Kjo dasmë po cilësohet nga mediat britanike si një nga më të mëdhatë e vitit në botën e showbiz-it, duke e kthyer Palermon në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe duke u parë nga autoritetet lokale si një promovim i rëndësishëm turistik për Sicilinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement