Matematikani i njohur Joachim Klement, njihet si një prej parashikuesve më të famshëm.
Ai ka parashikuar saktë tre kampionët e fundit ë Kupës së Botës, duke parashikuar Gjermaninë si fituese e Kupës së Botës 2014 në Brazil, Francën si fituese Kupës së Botës 2018 në Rusi dhe Argjentinën si fituese e Kupës së Botës 2022 në Katar
Klement duke përdorur përdorur një model statistikor rigoroz e ka riaktivizuar algoritmin e tij dhe parashikimet e tij për Kupën e Botës 2026.
Parashikimet e tij janë interesante, pasi Kolumbia do të jetë kombëtarja e cila do të eliminohet në raundin e të 32-tave.
Sipas Klement. një nga kombëtaret favorite, Brazili do të eliminohet nga Japonia.
Kampioni në fuqi i Botës, Argjentina e Leo Messit do të eliminohet në çerekfinale nga Portugalia e Cristiano Ronaldos.
Në ndeshjet gjysmëfinale, Portugalia do të eliminonte Anglinë, ndërsa Holanda do të mposhtte Spanjën.
Matematikani Joachim Klement, parashikon që fianlen e madhe do ta fitoj kombëtarja holandeze, ku do të shpallej për herë të parë si Kampion i Botës
Shell Kosova ka lansuar në Kosovë karburantet e reja dhe të përmirësuara Shell V-Power, në një event special të organizuar...