Shell Kosova ka lansuar në Kosovë karburantet e reja dhe të përmirësuara Shell V-Power, në një event special të organizuar për klientë, partnerë, përfaqësues të mediave dhe mysafirë të industrisë.
Eventi u hap me pritjen e mysafirëve, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, Frances Kelly – Shkencëtare e Karburanteve në Shell, si dhe Michal Gyuzd – Menaxher i Tregut për Licencuesit. Në event gjithashtu mbajtën fjalim Zekim Istogu – Drejtor i Furnizimit, dhe Advan Plakolli – përfaqësues nga Merakli të Kerreve.
Të pranishmit patën mundësi të njihen më afër me konceptin e ri të Shell V-Power, përmes një atmosfere dinamike, aktiviteteve interaktive dhe prezantimeve të dedikuara për performancën dhe teknologjinë që qëndron pas këtij produkti.
Gjatë eventit, prezent ishin shkencëtarët nga Shell, të cilët prezantuan konkretisht benefitet e këtij produkti premium, si dhe demonstruan për të pranishmit se si funksionon ky karburant në brendësi të motorit të makinës.
Karburantet e reja Shell V-Power benzinë dhe naftë janë zhvilluar për të pastruar deri në 100% të depozitave që mund të ndikojnë në performancën e motorit. Sipas testimeve, përdorimi i vazhdueshëm i Shell V-Power ndihmon gjithashtu në parandalimin e krijimit të këtyre depozitave në pjesët vitale të motorit.
Depozitat në sistemin e karburantit mund të shfaqen në të gjitha teknologjitë e motorëve dhe mund të ndikojnë në efikasitetin, reagimin dhe performancën e automjetit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme te motorët modernë, ku presionet më të larta dhe temperaturat e punës mund të çojnë në formimin e depozitave në pjesë kritike, si injektorët e karburantit.
Me formulën e re të Shell V-Power, largimi i këtyre depozitave mund të ndihmojë në rikthimin deri në 100% të performancës së motorit.
Testimet e gjera kanë treguar se përdorimi i vazhdueshëm i karburanteve të reja dhe të përmirësuara Shell V-Power mund të ndikojë pozitivisht në performancën e motorit dhe ekonominë e karburantit. Shell gjithashtu ka siguruar që formulimet e reja të jenë të dizajnuara për të funksionuar në mënyrë efektive edhe me karburante që përmbajnë nivele më të larta të biopërmbajtjes.
Shell V-Power është karburanti i performancës i besuar dhe i rekomanduar nga disa prej emrave më të njohur të industrisë automobilistike, përfshirë Scuderia Ferrari HP, BMW M Series dhe Ducati.
Përveç pjesës prezantuese, eventi solli edhe një përvojë më të gjerë për mysafirët, me muzikë, aktivitete argëtuese, gara me simulatorë, robot show, kënd fotografimi dhe momente të tjera interaktive, duke e kthyer lansimin në një përvojë të plotë për të pranishmit.
Me këtë lansim, Shell Kosova vazhdon të forcojë praninë e saj në treg, duke sjellë një zgjidhje më të avancuar për shoferët që duan performancë më të mirë, pastërti më të lartë dhe kujdes më të madh për motorin e automjetit.
Për më shumë informacione vizitoni faqet në:
Facebook: Shell Kosova
Instagram: shellkosova
Shkarkoni aplikacionin
Website: kosovo.shell.com
Shell Kosova ka lansuar në Kosovë karburantet e reja dhe të përmirësuara Shell V-Power, në një event special të organizuar...