Zyrtare: Andoni Iraola emërohet trajner i ri i Liverpoolit - Gazeta Express
string(57) "zyrtare-andoni-iraola-emerohet-trajner-i-ri-i-liverpoolit"

Futboll

Gazeta Express

04/06/2026 21:11

Zyrtare: Andoni Iraola emërohet trajner i ri i Liverpoolit

Futboll

Gazeta Express

04/06/2026 21:11

Liverpooli ka konfirmuar emërimin e Andoni Iraolës si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin 2026/27. Strategu spanjoll do të marrë drejtimin e “The Reds” pas largimit të Arne Slot, i cili u nda me klubin të shtunën.

Iraola, 43 vjeç, mbërrin në “Anfield” pas tre sezoneve mbresëlënëse në Premier League me Bournemouthin. Nën drejtimin e tij, skuadra angleze siguroi për herë të parë në histori një vend në garat evropiane, duke e mbyllur sezonin e kaluar në vendin e gjashtë të tabelës.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, trajneri spanjoll nuk e fshehu entuziazmin për sfidën e re në karrierën e tij.

“Jam shumë i emocionuar, vërtet shumë i emocionuar. Të gjithë e dinë se çfarë është Liverpooli. Është një klub i madh, një klub gjigant, një nga më të mëdhenjtë në botë”, deklaroi Iraola për faqen zyrtare të klubit.

Ai theksoi se gjithmonë e ka konsideruar Liverpoolin si një klub të veçantë, jo vetëm për historinë e tij, por edhe për atmosferën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve.

“Nuk të duhen shumë arsye për t’u tërhequr nga Liverpooli. Liverpooli është Liverpool. Atmosfera, tifozët, klubi, lojtarët dhe mundësia për të drejtuar futbollistë të nivelit më të lartë, si dhe për të luftuar për trofe, e bëjnë këtë sfidë jashtëzakonisht tërheqëse. Është e vështirë të gjesh diçka më të mirë se kjo”, shtoi ai.

Me emërimin e Iraolës, Liverpooli nis një kapitull të ri me shpresën për t’u rikthyer në garën për trofetë më të rëndësishëm në Angli dhe Evropë. Drejtuesit e klubit besojnë se spanjolli ka profilin e duhur për të vazhduar traditën e suksesit në “Anfield”, pas punës së shkëlqyer që zhvilloi me Bournemouthin në vitet e fundit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement