“Më mirë të jesh anëtar i BE-së sesa një shtet i SHBA-së”, presidenti finlandez i bën propozim të papritur Kanadasë - Gazeta Express
string(112) "me-mire-te-jesh-anetar-i-be-se-sesa-nje-shtet-i-shba-se-presidenti-finlandez-i-ben-propozim-te-papritur-kanadase"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2026 7:46

“Më mirë të jesh anëtar i BE-së sesa një shtet i SHBA-së”, presidenti finlandez i bën propozim të papritur Kanadasë

Lajme

Gazeta Express

05/06/2026 7:46

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka propozuar zgjerimin e Bashkimit Evropian deri në rreth 40 vende, duke theksuar se Evropa duhet të forcojë pozicionin e saj në skenën globale dhe të tërheqë më shumë partnerë të rinj.

Sipas tij, BE-ja duhet të bëhet më e madhe dhe më e fuqishme për t’iu përgjigjur ndryshimeve gjeopolitike dhe sfidave të sigurisë ndërkombëtare.

Ai sugjeroi se momenti aktual është i përshtatshëm për një zgjerim të tillë, duke përmendur luftën në Ukrainë dhe ndryshimet në politikën e Shteteve të Bashkuara si faktorë kyç.

Stubb përmendi si kandidatë të mundshëm për anëtarësim ose afrim më të ngushtë me BE-në vende si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Turqia, Norvegjia, Islanda dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Deklarata e tij ka tërhequr vëmendje për shkak të sugjerimit se Kanadaja, një aleate e ngushtë e SHBA-së, mund të përfitonte më shumë nga një lidhje më e fortë me Bashkimin Evropian sesa nga një afrim institucional me Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar disa herë se shtetit kanadez duhet të bëhet shtet i SHBA-së. /Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement