Kryeministri e humbi virgjërinë - Gazeta Express
string(31) "kryeministri-e-humbi-virgjerine"

OP/ED

Gazeta Express

05/05/2022 13:43

Kryeministri e humbi virgjërinë

OP/ED

Gazeta Express

05/05/2022 13:43

Le të merremi me pjesën kryesore të aktit. Ajo u zhvillua në Berlin. Në një tavolinë rrethore. Kaloi shumë lehtë. Madje, s’pati as gjak as lot. Krejt çka kishte ishte një buzëqeshje e lehtë në fytyrë, e cila dukej se përcillej me një konstatim që ia tha vetes vrik: Uhhh, po lehtë paska qenë… Shumë të madhe e bojshin…

Shkodran Hoti

Lexo Edhe:

Ekziston një parullë feministe sipas të cilës thuhet se virgjëria është shpikje e burrave. Është edhe një tjetër që e quan virgjërinë zbulim patriarkal. Unë pajtohem me të dyja. Pajtohem, sepse nuk besoj që një cipë në vaginë është arbitër që përcakton moralin e një vajze. S’mendoj po ashtu që marrëdhënia e parë seksuale duhet të trajtohet si moment a datë e shenjtë. 

Të jesh i virgjër, je i paprekur, por edhe i papërvojë. Mund të kesh veç imagjinatë, por je pa përjetim. Mistifikimi që i bëhet momentit të humbjes së virgjërisë e ngarkon një proces krejtësisht normal me paramendime e parashikime herë të çuditshme e herë qesharake. E shndërron këtë proces krejt të rëndomtë në sfidë emocionale, e madje nganjëherë edhe në mundim fizik.

Edhe jashtë një raporti seksual, e virgjëra cilësohet si diçka e ndershme, e çiltër, e pastër, e dëlirë. Edhe në politikë shpesh politikani që nuk e ka provuar pushtetin fiton me automatizëm këto atribute. Mungesa e përvojës së tij di të shndërrohet në favor për të, në kuptimin që ai nuk ka marrë pjesë në një qeverisje, në një proces a kudo tjetër.

Këtë fat – për dikë të mirë e për dikë të keq – e kishte kryeministri ynë, Albin Kurti. Ai erdhi në pushtet duke u vetëpromovuar si i ndryshëm nga të tjerët. Ai nënvizonte karakteristikat e tij dalluese. Thoshte që ishte i pakorruptuar, pra i pastër. Rikujtonte që nuk kishte bërë kompromise me Serbinë, pra i dëlirë edhe këtu. Përmendte faktin që nuk ishte i kapur, sepse ishte i paprekur derisa nuk kishte pasur raport me dikë nga pozicioni ku të tjerët të shohin më atraktiv e me më interesim. Me një fjalë: ishte i virgjër. Pra, nuk e kishte bërë ende me pushtetin.

Këtë narrativë e pranoi edhe publiku. Donin ta provonin. Virgjëria e tij sa më shumë zgjaste, e bënte edhe me kurioz publikun. Interesimi për të rritej dhe sikur u krijua përshtypja që virgjëria e tij ishte krejt ndryshe. Besonin se nëse provohet, nuk harrohet. Dukej që kishte edhe të atillë që besonin se ai edhe kur ta humbet virgjërinë, do t’i ripërtrihet dhe do të ngelet përjetësisht i virgjër. Le të duket ironike, por tek ai seç po portretizohej një krijesë që përbashkon Jezusin dhe nënën e tij. Pra, në sytë e një mase mjaft të madhe po lindte Profeti i Virgjër.

S’shkoi shumë kohë dhe sprova e pushtetit e demitizoi. Raporti ishte i rëndomtë. Ishte një humbje virgjërie si gjitha të tjerat. 

Pa dashur të hyj në çdo ofshamë të tij derisa humbi virgjërinë, po merremi me pjesën kryesore të aktit. Ajo u zhvillua në Berlin. Në një tavolinë rrethore. Kaloi shumë lehtë. Madje, s’pati as gjak as lot. Krejt çka kishte ishte një buzëqeshje e lehtë në fytyrë, e cila dukej se përcillej me një konstatim që ia tha vetes vrik: Uhhh, po lehtë paska qenë… Shumë të madhe e bojshin…

Me ta humbur virgjërinë, Albin Kurti e kuptoi që është vështirë të mbetesh gjithnjë i virgjër. Përtej kësaj, ai kuptoi se as nuk ia vlen. Ai po ashtu u bind se humbja e virgjërisë nuk të bën më pak të ndershëm, as më pak të çiltër. Pa shumë zhurmë përgënjeshtroi gjithë demonizimin që nga mungesa e njohjes dhe përvojës i ka bërë humbjes së virgjërisë. Ai është i vetëdijshëm që tashmë është veçse i çliruar. Shumë mund t’ia bëjnë me gisht, por fundja pak rëndësi ka, kur duket se atij edhe i pëlqeu që la prapa statusin e të virgjrit.