Kroos drejt largimit, Reali kërkon transferimin e yllit italian - Gazeta Express
string(62) "kroos-drejt-largimit-reali-kerkon-transferimin-e-yllit-italian"

Kroos drejt largimit, Reali kërkon transferimin e yllit italian

Sport

Gazeta Express

21/03/2022 19:48

Aventura e Toni Kroosit te Real Madridi raportohet se po shkon drejt fundit.

Krerët e klubit nga Madridi thuhet se tashmë kanë identifikuar zëvendësuesin e gjermanit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas “El Nacional”, Real Madridi do të tentojë transferimin e Nicolo Barellas. Dhe, ardhja e tij në “Santiago Bernabeu” nënkupton se Kroos duhet të largohet.

Mesfushori italian është përzgjedhur nga trajneri, Carlo Ancelotti, pasi ai po planifikon ndryshime në mesfushë.

Interi thuhet se mund ta lërë 25-vjeçarin që të largohet për 80 milionë euro. Ish-futbollisti i Cagliarit me “Nerazzurrët” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Në anën tjetër, Real Madridi do të ishte i gatshëm ta paguante këtë shifër, me kusht që të largojë disa lojtarë gjithashtu.

Toni Kroos do të ishte “viktima” e parë, nëse Barella transferohet te “Los Blancos”.

32-vjeçarit i skadon kontrata me madrilenët në verën e vitit të ardhshëm. Kësisoj, klubi spanjoll do të ishte më i interesuar ta shesë mesfushorin këtë verë, për të mos e humbur pastaj me parametra zero. /Gazeta Express/