Kreu i VMRO-DPMNE-së u dërgon mjekëve letër të hapur - Gazeta Express
string(52) "kreu-i-vmro-dpmne-se-u-dergon-mjekeve-leter-te-hapur"

Gazeta Express

07/04/2020 13:44

Kreu i VMRO-DPMNE-së u dërgon mjekëve letër të hapur

Gazeta Express

07/04/2020 13:44

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski u ka drejtuar një letër të hapur, siç i quan, heronjve, mjekëve dhe profesionistëve të shëndetit, që çdo ditë janë në vijën e parë kundër pandemisë kërcënuese, përcjell GazetaExpress nfa Tv21.

Ai shkruan se këtë e bën për shkak të dëshirës së tij, të ndërgjegjes morale, por mbi të gjitha detyrimit për të shprehur mirënjohje publike për secilin që sakrifikoni veten, jetën dhe fatin e familjes për të shpëtuar jetën tonë dhe jetën e familjeve tona.

Lexo Edhe:

“Kjo letër, nuk është politike, por një shprehje e vullnetit tim të thellë të sinqertë, që mund të mos thotë asgjë për askënd, por do të thotë shumë për mua, të them faleminderit për gjithçka që bëni në këto orë dhe ditë kur vendi ynë po përballet me një nga sfidat më serioze të 6 dekadave të kaluara. Puna juaj e përditshme shpëton jetë dhe ndërsa gjatë kohës së orës policore ose shtetrrethimit secili nga ne është në shtëpi me familjet tona, ju jeni në punë dhe po ndihmoni. Secili duhet të përkulet para punës së madhe që po bëni për vendin tonë dhe këtë popull, me nderin dhe forcën që na bën krenarë. Mendimet e mia janë me njerëzit në bluzave të bardha, si dhe me policët, ata që ruajnë rendin dhe paqen” shkruan Micskoski.

Më tej kryetari i opozitares DPMNE shkruan se do të vijë koha dhe ora kur do të na duhet të përballemi me gabimet që janë bërë, pavarësisht nëse u quajt Caca, nëpunës administrativ në Spitalin e Ohrit ose të Veles, por megjithatl puna e mjekëve dhe infermierëve që luftojnë kundër pandemisë nuk duhet të harrohet.

Në fund të letrës së hapur, Micskoski përmend dhe falenderon edhe gazetarët, kameramanët, foto reporterët që, siç shkruan, investojnë pa u lodhur dhe kryejnë punën e tyre në mënyrë të përsosur në kushte të vështira./GazetaExpress/B.Lika/