Krejt çka dihet për aksionin e policisë në Ministrinë e Bujqësisë, ku u arrestuan 7 persona - Gazeta Express
string(90) "krejt-cka-dihet-per-aksionin-e-policise-ne-ministrine-e-bujqesise-ku-u-arrestuan-7-persona"

Krejt çka dihet për aksionin e policisë në Ministrinë e Bujqësisë, ku u arrestuan 7 persona

Lajme

Merita Miftari

30/06/2021 11:35

Shtatë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë janë prangosur sot, në vazhdimësinë e aksionit “Subvencioni 2021”. Zyrtarët e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti në ndarjen e subvencioneve.

Burime të Gazetës Express thanë se pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, në komuna të ndryshme të vendit. Gjatë ditës pritet arrestimi i së paku 15 personave.

Lexo Edhe:

Aksioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, bashkë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Momenti kur policia zbarkoi para Ministrisë së Bujqësisë.

Gazeta Express ka përcjellur aksionin nga afër, në videon më poshtë mund të shihni momentin e arrestimit të shtatë zyrtarëve të arrestuar.

“Subvencioni 2021” ka nisur në shkurt të këtij viti, teksa në ditën e parë të aksionit ishin prangosur 12 persona, shumica nga ta zyrtarë të ministrisë së Bujqësisë. Po atë ditë nga bastisjet e zhvilluara ishin konfiskuar mbi 400 e 30 mijë euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

Aksioni në fjalë ka vazhduar edhe ditëve të tjera, në një rast ishte arrestuar një zyrtar komunal i Pejës, i dyshuar për përfitimin e 48 mijë eurove në mënyrë të kundërligjshme. Më pas ishte arrestuar edhe një zyrtar komunal i Gjilanit, etj.

Të arrestuarve gjykata ua ka caktuar masën e paraburgimit. /Gazeta Express/