KQZ mblidhet sot, pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa specifika teknike për votimin e 21 prillit - Gazeta Express
string(99) "kqz-mblidhet-sot-pritet-te-shqyrtohen-dhe-miratohen-disa-specifika-teknike-per-votimin-e-21-prillit"

KQZ mblidhet sot, pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa specifika teknike për votimin e 21 prillit

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 11:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje nga ora 13:30.

Gjatë kësaj mbledhje pritet të shqyrtohen dhe miratohen specifikat teknike për furnizim me materiale të posaçme që u përkasin votuesve të verbër, specifikat teknik për shtypjen e fletëvotimeve dhe Listave të Votuesve, specifikat teknike për furnizim me pajisje për sallën e takimeve të KQZ-së, specifikat teknik për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes teknike të kamerave në vendvotime, specifikat teknike për material administrativ për pakot e vendvotimeve, specifikat teknike për transport për materialin sensitiv dhe josensitiv, specifikat teknike për vula te fletëvotimeve, specifikat teknike për shtypjen e doracakëve të trajnimit, programin orientues për anëtarët e KKZ në katër komunat, plotësimin për anëtar të KKZ-së në Zveçan, njoftimin me fazat e informimit publik për procesin e votimit për apo kundër largimit të Kryetarëve nga funksioni në Komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

Lexo Edhe:

“Njoftim lidhur me procesin e rekrutimit të përsonelit të përkohëshëm, për procesin e votimit për apo kundër largimit të Kryetarëve nga funksioni në Komunat Leposavic, Zubin Potok, Zvecan dhe Mitrovicë e veriut”, është pika tjetër e rendit të ditës.

Po ashtu do të shqyrtohet dhe miratohet udhëtimi zyrtar në Tiranë për takim pune.

*Fotografia nga arkiva