Koulibaly, në listën e dëshirave të Bayernit - Gazeta Express
string(43) "koulibaly-ne-listen-e-deshirave-te-bayernit"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 19:00

Koulibaly, në listën e dëshirave të Bayernit

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 19:00

Qendërmbrojtësi afrikan pritet të largohet nga Napoli dhe mund t’i bashkohet kampionit evropian

Kalidou Koulibaly është bërë dëshirë e Bayern Munichut.

Lexo Edhe:

Gjiganti bavarez është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin tjetër dhe duket se e ka veçuar afrikanin.

29 vjeçari po luan me sukses në Napoli në vitet e fundit, shkruan Gazeta Express.

Ai ishte pranë largimit nga Italia edhe verën e kaluar, por në fund i dështoi transferimi.

E tash, “Tuttosport” shkruan se Koulibaly në “Allianz Arena” shihet si zëvendësues i David Alabas, i cili do të largohet prej aty.

Me largimin nga “San Paolo”, Koulibaly do t’ia lironte pozitën e titullarit futbollistit kosovar, Amir Rrahmani. /Gazeta Express/