Kosova i afrohet Suedisë për rritje infektimesh, Osmani kërkon që Qeveria të jetë e vëmendshme - Gazeta Express
string(93) "kosova-i-afrohet-suedise-per-rritje-infektimesh-osmani-kerkon-qe-qeveria-te-jete-e-vemendshme"

Kosova i afrohet Suedisë për rritje infektimesh, Osmani kërkon që Qeveria të jetë e vëmendshme

Gazeta Express

28/06/2020 16:13

Vendimi i institucioneve të vendit për hapje të plotë, ka rezultuar me një rritje të madhe të personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Në një tabelë të cilën e ka publikuar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në të cilën jepen të dhënat e infektimeve nga data 12 deri më 26 qershor, Kosova renditet në vendin e tretë pas Suedisë dhe Maqedonisë për numrin e të infektuarve për 100 mijë banorë.

Lexo Edhe:

Osmani thotë se shifra të tilla tregojnë se Kosova nga një storie e mposhtjes së virusit tashmë renditet në top treshe për shtimin e rasteve të infektimeve me COVID.

“Rritja e konsiderueshme, kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në tëitter, raporton Express.

Lidhur me shtimin e rasteve sot ka folur edhe kryetari i Qeverisë, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se Qeveria do të detyrohet që të kthejë vendin në izolim të plotë në rast se vazhdon shtimi i rasteve në mënyrë rapide./GazetaExpress/