Koronavirusi, Prilepi nuk do të vendoset në karantinë - Gazeta Express
string(52) "koronavirusi-prilepi-nuk-do-te-vendoset-ne-karantine"

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 16:53

Koronavirusi, Prilepi nuk do të vendoset në karantinë

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 16:53

Komuna e Prilepit nuk do të vendoset në karantinë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se me analizimin e gjendjes epidemiologjike është konstatuar se masat që aktualisht janë në fuqi janë mëse efektive, në rast se të njëjtat respektohen me përpikëri nga qytetarët. Se masat kundër COVID-19  po japin efekt, Filipçe thotë se e tregojnë shifrat që tashmë disa ditë kanë mbetur konstante. Megjithatë apeloi deri tek qytetarët që edhe gjatë festive të fundivitit t’i respektojnë maksimalisht të njëjtat dhe të shmangin  grumbullimet familjare. Ai dënoi grumbullimet nëpër qendrat tregtare gjatë “Black Friday”.

Lexo Edhe:


Në këtë aspekt, si për Prilepin, ashtu edhe për të gjithë territorin e vendit, mbrëmë patëm mbledhje edhe me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, tani për tani nuk vjen parasysh që të zbatohen apo rekomandohen masa shtesë. Spitali në Prilep është i organizuar shkëlqyeshëm, pacientët janë sistemuar në 5 njësi. Janë mobilizuar të gjithë mjekët dhe infermierët. Megjithatë ka një numër të caktuar punonjësish shëndetësorë të infektuar- deklaroi
Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë

Kryetari i Komunës, Ilija Jovanovski, tha se prishtmëritë e tij kishin qenë që kërkesa për karantinë të plotë për Prilepin të pranohej. Ai tha se personeli mjekësorë është shumë i lodhur dhe për këtë arsye kanë kërkuar ndihmë nga Shoqata e mjekëve amë në Prilep.