Konjufca tregon se çka kërkoi në konferencën e Selanikut rreth vizave - Gazeta Express
string(69) "konjufca-tregon-se-cka-kerkoi-ne-konferencen-e-selanikut-rreh-vizavee"

Gazeta Express

24/02/2020 13:28

Konjufca tregon se çka kërkoi në konferencën e Selanikut rreth vizave

Gazeta Express

24/02/2020 13:28

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë lidhur me perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor “Nga Selaniku në Zagreb”, e cila po mbahet në Selanik.

Përmes një shkrimi në Facebook, Konjufca bëri të ditur se në fjalimin e tij ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane si dhe për vazhdimin e reformave në rrugën e integrimit evropian.

Lexo Edhe:

Ai kërkoi edhe liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Ndër tjera kam kërkuar vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në mënyrë që mos të izolohet rinia nga perspektiva e saj. Kam siguruar gjithashtu se zhvillimi ekonomik dhe social, fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë janë qëllimet afatgjatë të qeverisë së re për të kontribuar dhe siguruar paqen rajonale”.

Ai shtoi se përshëndet metodologjinë e re të aprovuar nga Komisioni si dhe ka shprehur bindjet pozitive për samitin në mes të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkani Perëndimor në Zagreb gjatë majit 2020.