Konjufca rreshtohet pro SHBA-së për Hong-Kongun që ka humbur autonominë nga Kina - Gazeta Express
string(79) "konjufca-rreshtohet-pro-shbase-per-hong-kongun-qe-ka-humbur-autonomine-nga-kina"

Gazeta Express

28/05/2020 13:33

Konjufca rreshtohet pro SHBA-së për Hong-Kongun që ka humbur autonominë nga Kina

Gazeta Express

28/05/2020 13:33

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka rishpërndarë në Twitter shkrimin e sekretarit e shtetit, Mike Pompeo, duke u rreshtuar pro SHBA-së lidhur me situatën në Hong-Kong pas humbjes së autonomisë nga Kina

Konjufca ka shkruar se është i shqetësuar lidhur me futjen e projektligjeve të sigurisë kombëtare nga shteti kinez pa përfshirjen e përfaqësuesve të Hong-Kongut.

Lexo Edhe:

“Shumë i shqetësuar lidhur me futjen e projektligjeve për sigurinë kombëtare pa përfshirjen e përfaqësuesve dhe popullit të Hong-Kongut. Ne qëndrojmë me popullin e Hong-Kongut”, ka shkruar Konjufca.

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka raportuar para kongresit amerikan lidhur me humbjen e autonomisë së Hong-Kongut nga Kina. /Express/