Komunikimi i fundit për Covid, Rama: Të prekurit në Tiranë u rritën nga protesta për Teatrin - Gazeta Express
string(90) "komunikimi-i-fundit-per-covid-rama-te-prekurit-ne-tirane-u-rriten-nga-protesta-per-teatrin"

Komunikimi i fundit për Covid, Rama: Të prekurit në Tiranë u rritën nga protesta për Teatrin

Gazeta Express

27/05/2020 21:14

Kreu i qeverisë ka dalë në një lidhje live në ERTV, ku thotë se do të jetë hera e fundit që do të flasë për koronavirusin.

Në fillim të fjalës së tij, kryeministri hodhi akuza në drejtim të opozitës dhe artistëve e qytetarëve që dolën në protestë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, duke thënë se rritja e numrit të të infektuarve dy ditët e fundit, ka ardhur si pasojë e atyre grumbullimeve. Me tone ironike, Rama ka folur dhe për peticionin që po kryen Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilën Rama e sheh si përpjekja për të krijuar një parti të re politike.

Lexo Edhe:

Rama: Ky është  komunikimi i fundit ekskluzivisht për armikun e padukshëm. Ai nuk ka ikur dhe nuk është zhdukur plotësisht. Numrat në Tiranë nuk po flasin për mirë, pamjet me turma të partive në Tiranë, po vazhdojnë dhe përtej të tretave të karakatinës për Teatrin Kombëtar.

Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit. Mbledhja e firmave, po luhet me zjarrin, bëni kujdes o njerëz se nuk iu vjen asgjë e keqe nga meraku nga kujdesi im, qoftë edhe i tepruar. Shani e shfryni sa të doni, po rrezikun e infeksionit mos e neglizhoni.

Rama më tutje deklaroi se kjo do të jetë java e fundit e shtrëngimeve dhe më tutje gjithçka do të jetë e hapur, përveçse disa aktiviteteve. Kreu i qeverisë deklaroi se shumë shpejt do të dalë dhe plani për rinisjen e qarkullimit të urbanëve.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Bashkarisht ia kemi dalë faqebardhë në një luftë ku gjërat mund të kishin shkuar për dreq nëse qeveria e populli shqiptar nuk do të kishin qenë në lartësinë e duhur.

Kjo është java e fundit e masave të mbetura kufizuese të lëvizjes. Me përjashtim të aktiviteteve kulturore e sportive, dasmave e funeraleve, ku ende sdo të mund të mblidhen qindra njerëz, tranasporti publik që do të rrijë mbyllur për pak, gjithçka tjetër do jetë e hapur njëlloj si më parë.

Ndërsja sjellja individuale e çdo njeriu, nuk duhet të jetë më si më parë, pasi ndoshta një valë e re mund të jetë e pashmangshme. Siç thonë, vala tjetër do të vijë me të ftohtin dhe ne nuk e kemi në dorë. Por në ardhtë, ne do jemi gati. Tanimë edhe struktura e re spitalore pranë autostradës është ndërtuar me standarde dhe po pajiset me të gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët e infermierët na bënë krenar por edhe profesionistë fantastikë. Më falni por jam i lumtur që në këtë rast iu dha një përgjigje të gjithë dhunuesve që për 30 vite i kanë akuzuar me thashetheme, baltë e akuza e grushte. Falë tyre, Shqipëria fitoi një qytetari të re në Italinë fqinje.

Mirënjohje pa fund edhe padiskutim edhe një borxh i kësaj shumice qeverisëse ndaj mjekëve e infermierëve. Do të bëjmë çmos ta shlyejmë, edhe pse nuk e shlyejmë dot se çfarë bënë ata për shëndetin e njerëzve. Më vjen mirë aq sa ska, që në këtë kohë që tronditi botën që mbylli brenda tërë popujt, neve nuk na gjeti me spitalet e qoftëlargëta të vetëm pak viteve më parë, pa aparatura, pa sisteme ngrohje e deri pa çarçafë… e ta themi deri në fund, pa një banjo të vetme pa rrjedhje të ujërave të bardha, të verdha e të zeza bashkë.