Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa - Gazeta Express
string(86) "komunikacioni-ne-rruget-shteterore-po-zhvillohet-pa-nderprerje-neper-rruge-te-lageshta"

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa

Ballina

Gazeta Express

24/01/2021 11:15

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të lehta bore ka në Mavrovë dhe në qafën malore Strazhë.

Në disa drejtime të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve të imëta.

Lexo Edhe:

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore të jenë të kalueshme.