Komuna e Vushtrrisë me sigurim shëndetësor për nxënësit e shkollave profesionale - Gazeta Express
string(80) "komuna-e-vushtrrise-me-sigurim-shendetesor-per-nxenesit-e-shkollave-profesionale"

Gazeta Express

12/12/2019 15:59

Komuna e Vushtrrisë me sigurim shëndetësor për nxënësit e shkollave profesionale

Gazeta Express

12/12/2019 15:59

Komuna e Vushtrrisë ka bërë sigurim shëndetësor për 1 mijë e 100 nxënësit e shkollave profesionale në këtë komunë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në facebook, ku ka treguar se Komuna e Vushtrrisë është komuna e parë e cila ka bërë sigurim shëndetësor për nxënës.

Lexo Edhe:

“Vushtrria bëhet Komuna e parë që siguron nxënësit e shkollave profesionale përgjatë mësimit në punë/praktikës profesionale. Kjo politikë e re në arsim ka për qëllim avancimin e arsimit profesional dhe më e rëndësishmja afrimin e nxënësit me punëdhënësin. Por shëndeti i të rinjve mbi të gjitha”, ka shkruar Tahiri në facebook.