Komuna e Fushë-Kosovës nuk e di kush janë dy të infektuarit e djeshëm: IKSHPK-ja na dërgoi vetëm inicialet - Gazeta Express
string(102) "komuna-e-fushe-kosoves-nuk-e-di-kush-jane-dy-te-infektuarit-e-djeshem-ikshpk-na-dergoi-vetem-inicialet"

Gazeta Express

05/06/2020 7:15

Komuna e Fushë-Kosovës nuk e di kush janë dy të infektuarit e djeshëm: IKSHPK-ja na dërgoi vetëm inicialet

Gazeta Express

05/06/2020 7:15

Në Komunën e Fushë Kosovës dje janë paraqitur edhe dy raste të reja me koronavirus.

Zëdhënësi i kësaj komune Ali Topalli ka thënë dje se ka ndodhur një praktikë e re sa i përket njoftimit për personat e prekur me koronavirus nga IKSHPK.

Lexo Edhe:

“Ne si Shtab Emergjent në Fushë Kosovë kemi marrë lajmin nga IKSHPK vetëm njoftimin se nga komuna jonë janë infektuar dy persona dhe na janë dhënë vetëm inicialet e tyre dhe datat e lindjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se janë pak të hendikepuar me këtë praktikë pasi duhet të dërgojnë inspektoratin dhe t’i karantinojnë personat në fjalë.

“Është e pamundshme për momentin të karantinojmë personat në fjalë, por po shpresojmë se deri nesër do të na vijnë informacionet tjera”.

Topalli thotë se tashmë në Fushë Kosovës janë tetë raste aktive me COVID-19 ndërsa tetë persona tjerë rezultojnë të shëruar.