Klubi anglez heq dorë nga Isco, spanjolli vazhdon të jetë lojtar i lirë - Gazeta Express
string(70) "klubi-anglez-heq-dore-nga-isco-spanjolli-vazhdon-te-jete-lojtar-i-lire"

Klubi anglez heq dorë nga Isco, spanjolli vazhdon të jetë lojtar i lirë

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 9:55

Isco vazhdon të jetë futbollist i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur shkëputi kontratën me Sevillan.

Mesfushori spanjoll ishte afër kalimit te Union Berlini, por në fund marrëveshja mes palëve u prish, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas dështimit për t’u bashkuar me një ekip të ri në afatin e janarit, Isco është në kërkim të një sfide të re, me Evertonin që u pa si një opsion të mundshëm.

Megjithatë, pavarësisht se Sean Dyche nuk solli ndonjë lojtar të ri në “Goodison Park”, trajneri me përvojë thuhet se nuk është i bindur nga aftësia e 30-vjeçarit për të përballuar Premierligën.

Sipas raportimeve nga “The Independent”, Isco ishte në një listë objektivash, por Dyche dhe Evertoni kanë hequr dorë.

Së fundi u raportua se ish-mesfushori i Real Madridit është në bisedime me klubin turk, Konyaspor, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur. /Gazeta Express/