“Kjo është tradhti ndaj Vjosës”, gazetari Kërquki për kalkulimet e LDK-së për koalicion me VV-në - Gazeta Express
string(93) "kjo-eshte-tradhti-ndaj-vjoses-gazetari-kerquki-per-kalkulimet-e-ldk-se-per-koalicion-me-vv-ne"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 23:07

“Kjo është tradhti ndaj Vjosës”, gazetari Kërquki për kalkulimet e LDK-së për koalicion me VV-në

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 23:07

Gjatë debatit në Pressing në T7, gazetarit Leonard Kërquki iu kërkua nga panelistët një opinion mbi “aleancën Vjosa-Lumir”.

Gazetari Kërquki duke dhënë opinionin e tij rreth kësaj teme, tha se nëse LDK hyn në koalicion me VV-në, i bie që “Vjosa është e tradhtuar”.

“Edhe Albin Kurti e Vjosa Osmani në vitin 2019 kanë qenë kundërshtarë, kanë garu kokë më kokë me njëri-tjetrin, pas një viti janë bërë partnerë. Shumë është i natyrshëm kthimi i saj në LDK”, deklaroi gazetari Kërquki.

“Pra LDK mundet me qenë e dëmtuar me 28 Dhjetor, por i ka ardhë një shancë me Vjosa Osmanin që mundet të paktën me pretendu me u kthy në garë…”, shtoi ai.

“Por është pabesi për Vjosën nëse LDK hyn në koalicion me LVV-në, i bie që Vjosa është e tradhtuara e LDK-së”, u shpreh autori i Pressing, Leonard Kërquki.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement