Kjo është ndërtesa më e bukur në botë për vitin 2021 - Gazeta Express
string(52) "kjo-eshte-ndertesa-me-e-bukur-ne-bote-per-vitin-2021"

Fun

Gazeta Express

27/01/2022 15:59

Kjo është ndërtesa më e bukur në botë për vitin 2021

Fun

Gazeta Express

27/01/2022 15:59

Çmimi ndërkombëtar RIBA-s 2021 (akronimi i çmimit ka të bëjë me Institutin Mbretëror të Arkitektëve Britanik i cili e ndan këtë çmim çdo vit), u fitua nga spitali “Friendship” i arkitektit Kashef Chowdhury, i cili i ndërtuar prej tullave të kuqe në vlerë prej 2 milionë dollarësh.

Ndërtesa me dizajnin e vet unik mbledh ujin e shiut duke krijuar një ambient të këndshëm me ujëvare dhe lumenj të rrjedhshëm në harmoni me natyrën që e rrethon.

Lexo Edhe:

E vendosur në Satkhira, në peisazhin e dominuar me ujin e lumit Bengali në Bangladeshin jugperëndimor, fituesi i çmimit të Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanik përdori ujin si pikënisjen kryesore të dizajnit të tij.

Kanali kalon rrugën e tij me zig-zag nëpër vend, duke mbledhur ujë të vlefshëm shiu dhe duke ndihmuar në ftohjen e oborreve përreth gjatë muajve të verës së nxehtë.

Për më shumë, ky kanal ujor shërben gjithashtu si një pengesë midis departamentit të spitalit dhe spitalit ambulator, duke ndarë dy anët e zonës nëpër oborre të përbashkëta, pa pasur nevojë për një mur ndarës.

Pë më shumë shikoni fotografitë më poshtë:

No description available.
No description available.
No description available.