Kjo është arsyeja pse nuk duhet të lexoni kurrë libra në shtrat - Gazeta Express
string(63) "kjo-eshte-arsyeja-pse-nuk-duhet-te-lexoni-kurre-libra-ne-shtrat"

Kjo është arsyeja pse nuk duhet të lexoni kurrë libra në shtrat

Fun

Gazeta Express

04/10/2022 21:46

A jeni “zhytur” ndonjëherë në një libër interesant saqë orët janë dukur si minuta? Ndoshta keni ndjerë sikur jeta juaj ndaloi kur hyni në botën e librit.

Ajo “magjepsje” është një nga gëzimet e shumta të leximit. Megjithatë, ka një vend nga i cili mund të mos dëshironi të filloni këtë udhëtim mendor.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për shtratin tuaj. Ekspertët shpjegojnë se leximi i librave në shtrat mund të vështirësojë gjumin. Mendohet se duke kufizuar numrin e aktiviteteve që bëni në shtrat, do të arrini të flini më shpejt kur të vijë koha. Bëhet fjalë për trajnimin e trupit dhe mendjes për të lidhur shtratin me gjumin.

Dr. David Kennaway pajtohet se shumica e aktiviteteve interesante duhen mbajtur jashtë shtratit, duke përfshirë leximin.

Kjo nuk do të thotë se leximi nuk mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur dhe për t’u përgatitur për gjumë. Librat na ndihmojnë të largojmë vëmendjen nga stresi i përditshëm. /abcnews.al